E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi D sfide delikate Angli-Suedi

Anglia dhe Suedia përballen sonte në orën 20:45 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin D. Takimi është mjaft delikat, për të dyja skuadrat, pasi një humbje do të rezultonte fatale për këdo.

Tre Luanët  kanë 1 pikë pas barazimit 1-1 me Francën, ndërsa Suedia e Ibrahimovic ka zero pikë pas humbjes me Ukrainën.

Vendasti e udhëhequr nga Shevcenko kryesojnë grupin me 3 pikë, ndërsa do të luajnë në orën 18:00 ndeshjen kundër Francës. Gjelat e Loran Blanc do të kërkojnë fitoren për të marrë kreun e grupit dhe në pritje të një rezultatit të favorshëm në sfidën mes Suedisë dhe Anglisë.
Euro2012
Paraqitjet e Holandës, Marvijk pranë shkarkimit
Prandelli optimist për kualifikimin
Euro 2012, Spanja e ekzagjeron me pasimet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›