Grupi i Alibeajt çon Ramën në SPAK
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Grupi i Alibeajt çon Ramën në SPAK
Lapsi.al21 June 2022
Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim.
Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statusit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.
Sipas padisë, bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.
“Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30-vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së”, thuhet në kallëzim.
Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikuara në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.
“Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhacka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.
Në kallëzim evidentohet gjithashtu se sipas ligjit në fuqi në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e bashkëshortit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë deputetit/ministrit dhe bashkëshorit të tij/saj i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit/ministrit.
“Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshortit të ministres/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet në kallëzim.
Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhackën.
Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në rapo...
Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në vendin tonë. Ky rezultat ishte më i ulët se mat...
Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme se i janë larguar nga banesa gruaja dhe fëmija 7 vjeç. Bashkëshorti I.P., banues në fshatin Vreshtas, u par...
Një operacion i policisë i koduar "Triple" u finalizua me arrestimin e shtatë personave me akuza që variojnë që nga "Prostitucioni", tek "Moskallëzimi i krimit"...
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zjarrin që përfshiu garazhin e një pallati në orët e para të mëngjesit në Astir, ku u lënduan tetë persona dhe u dogjën ...
Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni...
Gjatë konferencës për mediet që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për ...
Kryeministra finlandeze finlandeze Sanna Marin ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një konferencë për mediet, Marin ka shprehur Finlanda mbështet zgjer...
Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si në rastin e Teatrit ashtu edhe...
Një parcelë e kultivuar me cannabis sativa është zbuluar ditën e sotme përmes dronit në Lezhë. Parcela ndodhej në një zonë të pyllëzuar ndërsa policia në kuadër...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.