E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi parlamentar i PS-se vendos te votoje per buxhetin

Harasani dhe Malaj imponojne ndryshimin e strategjise ne seance

Partia Socialiste do te votoje sot ne menyre te pjesshme projektbuxhetin e vitit 2011. Mbledhja e grupit parlamentar te saj ka vendosur te hartoje nje pakete mendimesh te cilat do ti paraqese sot ne seance plenare dhe mbi te cilat do te ushtroje ne fakt te drejten e vet te votes. Pati diskutime rreth buxhetit. Meqe deputetet Malaj dhe Harasani kishin paraqitur mendime atehere mbledhja vendosi qe te mblidheshin te gjitha propozimet ne nje pakete me vete per tia paraqitur seances sot per shqyrtim. Natyrisht ne do te votojme amendamentet tona - tha dje deputeti socialist Ilir Beqja. Ai ka bere te njohur faktin se raporti i votes ne seancen e sotme nuk ka gjase te ndryshoje pasi me kete qendrim ekipi socialist do te kushtezoje nje vendimmarrje klasike ku opozita voton pergjithesisht kunder buxhetit. Risia ne kete kuader eshte pergatitja e socialisteve per nje draft alternativ i perqendruar ne disa ceshtje thelbesore ne diskutimin e ligjit financiar kryesor te vendit. Marredhenia e kushtezuar me Parlamentin si pjese e nje qendrimi politik te adoptuar prej kohesh nga selia roze aktualizohet kesaj radhe ne kontekstin e nje kundershtimi te natyrshem mes pozites dhe opozites. Nje vote pro amendimeve te hartuara prej vete asaj merr edhe me shume kuptim ne kete aspekt pse diskutimi i sotshem eshte nen per nen pra ai praktikisht do te kete pranine e opozites ne te gjitha pikepamjet. Ne kete qasje te re te PS-se duket se ka te beje edhe fakti se per buxhetin vete grupi parlamentar socialist u diversifikua ne qendrime qe me pare si me votimin e Ben Blushit ashtu edhe me deklarimet e deputeteve Arben Malaj dhe Andis Harasani. Ne nje prononcim per gazeten Shqip ky i fundit ka bere te ditur edhe arsyet e paraqitjes se propozimeve alternative ndaj projektbuxhetit te qeverise qe ne votimin ne parim eshte miratuar me 74 vota pro. Kryeministri deklaroi se ne nuk ishim ne gjendje te propozonim nje draft alternativ. Nisur edhe nga kjo por edhe nga fakti se PS-ja duhet ta kundershtoje Berishen ne Parlament ku edhe ka forcen me te madhe se bashku me kolegun Malaj propozuam disa amendamente. Sot ne mbledhje grupi u dhane edhe mendime te tjera. Gjithsesi une do ti qendroj vendimit tim pra do votoj amendamentet e mia edhe pse mendoj se PS-ja si nje force kaq e madhe duhet te ballafaqohet sepse ka njerez te talentuar dhe me kapacitete - tha Harasani. Ne fakt ky ka qene edhe nje nga shkaqet e debateve qe kane lindur ne grupin parlamentar ne te cilin deputete te ndryshem kane diskutuar mbi votimin ose mos votimin ne seancen e sotme. Keshtu nje nga drejtuesit e grupit parlamentar ka kerkuar te mos votohet as kunder draftit por as pro amendamenteve sepse nuk ka nje vendim per te thyer marredhenien e kushtezuar nderkohe qe deputetet qe kane sugjeruar ndryshime kane vene theksin te pergjegjesia e PS-se per te kundershtuar Sali Berishen. Nje pike tjeter e diskutimit ka qene edhe interesimi i PS-se per te afruar ne kohe brenda rendit kalendarik te Kuvendit mocionin me debat te propozuar rreth nje jave me pare. I planifikuar per seancen e fundit te ketij sesioni mocioni dhe se bashku me te rezoluta shoqeruese jane vendosur ne periferi te zhvillimit politik pasi data 23 dhjetor perkon me klimen festive ne vend. Si nje moment qe zhvendos vemendjen e opinionit fundi i dhjetorit i ngjan edhe njehere nje perzgjedhjeje te qellimshme me synim minimizimin e efekteve fillestare qe do te kishte diskutimi parlamentar i nje ceshtjeje te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›