Gruri ribashkon autokombanjerët pas 33-vitesh

Një grup autokompoanjerësh, të cilët tashmë janë mbi 65-vjeçarë, u ritakuan në fushat me grurë të Gjormit, pas më shumë se 33-vitesh.
Në kulmin e fushatës së korrjes së grurit, autokombanjerët e viteve ‘70 sollën në kujtesën e tyre momente nga korrja e grurit në vitet e para të punës së tyre.
Një pjesë e tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa një pjesë tjetër janë larguar nga jeta, por për ta puna e bërë në fushat me grurë ka qenë mjaft frytdhënëse.
Tashmë thuajse të gjithë në pension, janë prindër, gjyshër, madje dhe stërgjyshër, si 82-vjeçari Ram Berisha, deri te më i riu Sandër Frroku ideatori i kësaj ceremonie të bukur në arat e mbjella me grurë.
Kurbini ishte një zonë e njohur për sipërfaqet e mëdha të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore, një sektor mjaft i rëndësishëm bujqësor.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/