E Enjte, 5 Nëntor 2026

Grushta mes partnerëve, policia i arreston të dy

Policia e Elbasanit arrestoi dy persona pasi janë goditur  me grushta me njeri-tjetrin.

Në njoftim bëhet e ditur se një burrë 36-vjec dhe një grua 30-vjece të cilët bashkëjetonin u vunë në pranga.

Ata kanë qëlluar njeri-tjetrin me grushte për arsye që nuk janë specifikuar nga policia.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›