E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grushta në kuvendin e Kosovës, sulmohet Albin Kurti

Perleshje masive dhe tension i madh ne seancen parlamentare te kesaj te enjteje ne Kosove.

Deputetet e opozites kane sulmuar fizikisht kryeministrin Albin Kurti ne kohen kur ky i fundit po fliste ne foltore.

Fillimisht eshte hedhur uje drejt Kurtit  nga deputeti i PDK Mergim Lushtaku.

Kjo gje e ka degraduar situaten pasi ka nisur perleshja masive dhe sulmi fizik ndaj Albin Kurtit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kerkuar nderhyrjen e policise per te mos cuar ne degradimin e situates.

Pas përleshjeve, transmetimi nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.

Opozita gjatë ditëve të fundit, ashtu si edhe në séance e sotme, ka qenë kritikuese ndaj qeverisë për shkak të disa përgjimeve të kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ku ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radoiç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›