E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grushtoi një qytetar në rrugë, deputeti përjashtohet nga partia

Partia Laburiste në Britaninë e Madhe ka përjashtuar nga partia deputetin Mike Amesbury, i cili u shfaq në nëj video duke grushtuar një qytetar në rrugë.

Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha se Amesbury është përshirë në një konflikt, por dhe ka bashkëpunuar me policisë për ngjarjen.

“Deputeti i Mike Amesbury ka ndihmuar Policinë e Cheshire me hetimet e tyre pas një incidenti të premten mbrëma. Meqenëse këto hetime janë tani në vazhdim, Partia Laburiste ka pezulluar administrativisht anëtarësimin e zotit Amesbury në Partinë e Punës”, tha ai.

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi në momentet e kapura në video, por sicc shkruajnë mediat e huaja, Amesbury dëgjohet duke bërtitur: “Nuk do ta kërcënoni më kurrë deputetin, apo jo?”

Në një deklaratë të lëshuar përpara se të dilnin pamjet e Daily Mail, Policia e Cheshire tha: “Në orën 02:48 BST të së shtunës, më 26 tetor, policia u thirr në raporte për një sulm në Frodsham. Një telefonues raportoi se ai ishte sulmuar nga një burrë në Main Street. Hetimet janë në vazhdim.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›