Guardiola: Ndeshja e jetës për Realin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit nuk ka mbaruar ende.
Guardiola thotë se ekipi i tij duhet të jetë në formën më të mirë për të siguruar vend në finale, pasi madrilenët do të luajnë ndeshjen e jetës.
“Ne jemi të përgatitur për gjithçka, por e dimë se Madrid do të luajë ndeshjen e jetës dhe ata mund t`i bëjnë gjërat të vështira për ne. Ne do të shohim çfarë ata kanë në mendje, por ata kanë lojtarë të cilët mund ta largojnë topin nga mbrojtja dhe njërin prej mesfushorëve më të mirë qendror në botë - Xabi Alonso”, ka thënë Guardiola.