E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Pres më të mirën nga Ibrahimovic

Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se pret më të mirën nga sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic.
Pasi Inter dhe Barcelona i përcaktuan të gjitha detajet për transferimin e Zlatan Ibrahimovic, është vetëm çështje ditësh ose orësh që marrëveshja të zyrtarizohet. "Pres më të mirën nga Zlatan Ibrahimovic. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk dua të jap komente shtesë pasi ende nuk ka deklaratë zyrtare dhe teknikisht ai është ende lojtar i Interit", ka thënë Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›