Guardiola i pakënaqur: astrofizikanë tek City, për një skuadër…

I pakënaquri Guardiola. Numrat e jashtëzakonshëm dhe dominimi i Manchester Cityt të tij në Premier League dhe situate premtuese në Ligën e Kampionëve, ku është kualifikuar në çerekfinale dhe do të përballet me Dortmund, nuk janë të mjaftueshme për të. Pep dëshiron më shumë për një ekip … yjor.
Sipas raporteve nga Daily Mail, menaxhmenti i Citizens po punëson katër astrofizikanë, të cilët do të rrisin pjesën e të dhënave të klubit: objektivi është që të mbledhin sa më shumë informacion për të përmirësuar më tej performancën e lojtarëve.
Në çfarë mënyre? Duke monitoruar veprimet e lojtarëve të veçantë përmes një lloji të teknologjisë 3D, duke përdorur kamera të shumta. Operacioni nuk do të prekë vetëm Manchester City por edhe klubet e tjera të City Football Group, duke përfshirë Neë York City FC, Girona, Troyes dhe ekipe të tjera në të gjithë botën.