Guardiola lojtarëve: Së pari drejtojuni zotit

Pep Guardiola po i mahnitë lojtarët e Bayern Munchen në stërvitjet e para. Të intervistuar nga mediat gjermane për përshtypjet e para me Guardiolën, lojtarët bavarez kanë gjetur fjalë shumë të mira për të.
Philip Lajm ka zbukuar një detaj interesant të Guardiolës. Trajneri spanjoll i ka mësuar lojtarët që para se të nisin stërvitjet, së pari ti falënderohen perëndisë.
"Guardiola është njeri i veqantë. Ai na ka thënë që para secilës stërvitje, së pari ti falënderohemi zotit. Çdo trajner është i ndryshëm. Edhe Guardiola dallon nga të tjerët, Ai bën gjëra të veqanta me ne" deklaroi Lahm./Indeksonline/