Guardiola, për rihapjen e stadiumeve: Vendim i drejtë

Nga 2 dhjetori publiku do të kthehet në stadiumet angleze, megjithëse në një numër të kufizuar. Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Olympiacos, duke komentuar: “Të gjithë duan që tifozët të kthehen në stadium dhe nëse qeveria e ka vendosur, kështu është sepse ata flasin me shkencëtarë dhe mjekë, duke vendosur për më të mirën. Ne jemi një profesion me fat sepse mund ta bëjmë punën tonë: por sa nuk munden? Shumë nuk do të rihapin bizneset e tyre, për fat të keq. Ne jemi gati të kthehemi me tifozët tanë”.