E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola qeteson Ibrahimovic


Trajneri i Barcelones Pep Guardiola ka tentuar qe te shuaje zjarrin ne ceshtjen e tij dhe Ibrahimovicit duke thene se ai eshte i kenaqur qe ka punuar me sulmuesin suedez.

Ibra tha se une jam filozof Une do te doja qe te isha filozof por nga toni se si ai e ka thene kete ai nuk e mendoi si kompliment. Une i jam mirenjohes per punen e madhe qe ka bere ne fitimin e pese titujve. Nuk e di nese do ta kishim bere pa te.

Une e kuptoj se nga cfare eshte thene nga ai dhe agjenti i tij se ata nuk deshiruan te punojne me mua. Por une jam i lumtur sepse mesova shume nga ai. Shpresoj se ai do te gjeje vend te Milani. Shpresoj se ai do ta fitoje Serie A dhe te kualifikohet per here te dyte ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve tha Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›