Gundogan: Unë sjell përvojën time te Barcelona

“Guardiola nuk bëri shumë për të më bindur, sepse ai ishte shumë i qartë me mua. Ne njihemi prej shtatë vitesh, ndonjëherë kuptohemi vetëm duke parë njëri-tjetrin dhe kështu ndodhi. E telefonova se doja ta dinte nga unë, ishim me pushime dhe i telefonova për t’i treguar gjithçka”. Kështu është shprehur Ilkay Gundogan, mesfushori gjerman i blerë nga Barcelona, në ditën e prezantimit në shtyp.
“Jam i bindur se mund të kontribuoj me përvojën time për të ndihmuar ekipin dhe lojtarët më të rinj, dhe veçanërisht në Evropë pasi arrita të fitoj Ligën e Kampionëve disa muaj më parë”, shtoi ai.