Guvernatori i Tokios kërkon ndjesë, shau Stambollin
Lojërat olimpike
Guvernatori i Tokios kërkoi ndjesë për disa komente që bëri për Stambollin një qytet konkurrent në garën për zhvillimin e lojërave olimpike të vitit 2020. Naoki Inose, i cili drejton grupin e punës për ofertën e Tokios i bëri komentet në një intervistë të dhënë në Nju Jork. Ai kritikoi kushtet në Stamboll dhe shtoi se vendet islamike janë duke luftuar me njëra-tjetrën. Ai kërkoi ndjesë duke thënë se komentet e tij qenë të papërshtatshme. Po kërkoj ndjesë për shkak se komentet e mia mund të keqkuptohen nga njerëzit në botën islamike, pra qartazi po kërkoj ndjesë për këtë, tha ai në një konferencë për shtyp.
Tokio dhe Stambolli po garojnë se kush do të jetë qyteti që do të zhvillojë lojërat olimpike të vitit 2020. Komentet e tij mund të kenë dëmtuar shanset e fitores për Tokion, pasi thyen rregullat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që thonë se kandidatët nuk mund të komentojnë për rivalët. Fituesi pritet të shpallet pas votimit në 7 shtator. Edhe Madridi është në garë.
Guvernatori i Tokios kërkon ndjesë, shau Stambollin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email