E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, Ndoka: Të rritet informimi i qytetarëve nga min. e Shëndetësisë

Nard Ndoka, dikur ministër i Shëndetësisë shprehet i pakënaqur lidhur me punën e institucioneve sheëndetësore për të informuar popullsinë shqiptarë për virusin AH1N1. Sipas ish ministrit, Ndoka mungesa e informimit të popullsisë për simptomat e gripit të derrit dhe masat për ta parandaluar atë, janë defekti i vetëm i kësaj qeverie në momentet kur pothuajse e gjithë bota është përfshire me pandeminë AH1N1.
Por ish ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, shprehet se qeveria shqiptare dhe ministria e Shëndetësisë është e gatshme ta përballojë dhe menaxhoje situatën edhe nëqoftëse ky virus do të marrë përmasa të gjera në vendin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›