E Diel, 1 Nëntor 2026

HAPËSIRË – Sophie Adenot francezja e parë që shkon në ISS

NJU JORK, 19 gusht /ATSH-DPA/-  Astronautja franceze Sophie Adenot është bërë gruaja e parë franceze që ka kryer një ecje hapësinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

”Adenot doli nga ISS për rreth gjashtë orë së bashku me kolegun e saj amerikan Anil Menon, për të hequr një antenë të dëmtuar”, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Dy astronautët kishin planifikuar gjithashtu të instalonin një antenë zëvendësuese, por nuk patën kohë ta përfundonin këtë detyrë, pasi heqja e antenës së dëmtuar zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar.

NASA bëri të ditur se instalimi i antenës së re do të kryhet gjatë një ecjeje të ardhshme hapësinore.

Sipas agjencisë, komunikimet me ISS nuk u prekën nga problemi.

Për Adenot kjo ishte ecja e parë hapësinore, ndërsa për Menon e dyta.

Kjo ishte ecja e 282-të hapësinore në historinë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›