E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIV kete vit me pak viktima

Me pak infektime dhe me pak vdekje nga SIDA ne mesin e grave dhe foshnjave te tyre veren kete vit agjensia e OKB-se per luften kunder semundjes se shekullit.

Kombet e Bashkuara thone se mund te arrihet nje brez pa virusin e frikshem HIV nese komuniteti nderkombetar angazhohet me force ne parandalimin e tij ne trajtimin e semundjes dhe ofrimin e mbrojtjes sociale. Ekspertet trumpetojne kete vit nje sukses me te madh ne frenimin e epidemise.

Te dhenat e Kombeve te Bashkuara tregojne se infektimi nga virusi HIV ka rene me 20 gjate dekades se fundit dhe ka renie edhe ne numrin e vdekjeve keto 5 vjet. Si perhere numrin me te madh te vdekjeve dhe infektimeve e ka Afrika sub-sahariane megjithate edhe aty eshte shenuar nje fare perparimi thote Zeri i Amerikes.

Kjo dite eshte shenuar ne vende te ndryshme te botes. Ne Tajlande aktivistet zhvilluan tubime marshime dhe evente nga me te ndryshmet me qellim rritjen e ndergjegjesimit per semundjen e rende. I keni bere analizat e gjakut kete vit ishte sllogani i njerit prej manifestimeve ne kryeqytetin e vendit Bankok.

Nxenes te dy gjimnazeve ne Pekin u mblodhen e krijuan se bashku me mijera fjongo te kuqe per ti shperndare ne komunitet.
Ne Filipine Organizatat e Shendetesise dhe te prekur nga SIDA dolen ne nje prej lagjeve me drita te kuqe te Maniles per te folur per semundjen dhe parandalimin e saj. India me 2.5 milione te prekur nje nga tre vendet e botes me numrin me te larte te infektimeve nga HIV-i e konceptoi kete si nje dite tubimesh masive ku moren pjese punonjes te shendetesise vullnetare artiste e nxenes shkollash.

Per here te pare edhe Autoriteti Palestinez ka pranuar zyrtartisht ekzistencen e semundjes ne territoret palestineze. Rreth 33 milion njerez anembane botes kane mbartur virusin HIV gjate vitit te kaluar. 2 milion e gjysme prej tyre jane femije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›