E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW Hamas deshtoi ne hetimin e vrasjeve

Human Right Watch ka bërë të ditur se qeveria e Hamasit, në Gaza, ka dështuar në hetimin e vrasjes së 7 palestinezëve, të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.

Palestinezët u vranë publikisht dhe trupi i njërit prej tyre u tërhoq zvarrë nëpër rrugët e Gazas, me anë të motoçikletave. Incidenti ndodhi në nëntor, gjatë konfliktit 8-ditor mes Hamas-it dhe Izraelit. HRW tha se një hetim i premtuar për vdekjen e tyre duket se ende nuk ka nisur, një deklaratë e mohuar nga Hamas. Palestinezët ishin shpallur fajtorë nga një gjykatë ushtarake në Gaza, për spiunazh ndaj Izraelit, përpara se persona të armatosur Lindja e MesmeOKB pezullon ndihmat ushqimore në GazaGaza-Izrael, tjetër tension nga raketatShkëmbim zjarri Izrael-Palestinë t’i rrëmbenin ata nga paraburgimi. Por, HRW deklaroi se bindjet e tyre mund të jenë bazuar në prova të nxjerra përmes torturave. “Paaftësia e Hamas-it, apo mosdashja e tyre, për të hetuar vrasjen makabre të 7 personave, bën që të vihen në lojë (tallen) deklaratat e tyre se mbështesin sundimin e ligjit në Gaza”, tha Sarah Whitson, drejtorja e HRW-së, grup me seli në New York, për Lindjen e Mesme. “Edhe përpara vrasjes së tyre, abuzimet ndaj personave e kthejnë sistemin e drejtësisë penale në një sistem të shpërfytyruar, pavarësisht fajësisë apo pafajësisë të tyre”. Në atë kohë, zëvendësi i Hamas-it, Moussa abu Marzouk i cilësoi vrasjet si “të paligjshme”, si dhe tha se autorët duheshin ndëshkuar. Të enjten, zëdhënësi i Hamas, Ihab al-Ghusain mohoi akuzat e HRW-së, duke thënë se një hetim i kryesuar nga prokurori i përgjithshëm ka nisur menjëherë pas incidentit, si dhe janë bërë rekomandimet në kabinetin qeverisës. Raporti i HRW-së erdhi ditën e caktuar nga Hamas, si afati i fundit për të dyshuarit si bashkëpunëtorë të Izraelit që të vetëdorëzoheshin, duke iu premtuar atyre një amnisti. Bashkëpunëtorët janë zbuluar gjerësisht në komunitetin palestinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Gaza, Islam Shahëan, tha se forcat e sigurisë do të ndërmarrin arrestime në shkallë të gjerë, për bashkëpunëtorët e dyshuar, sapo periudha e amnistisë të përfundojë, pasditen e së enjtes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›