HRW: Keqtrajtimi i civilëve, politikë shtetërore në Siri

Organizata Human Rights Watch thotë se keqtrajtimi dhe tortura e civilëve janë shndërruar në politikë shtetërore në Siri.
Në raportin e publikuar sot theksohet se tortura është shndërruar në krim kundër njerëzimit në Siri dhe duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Human Rights Watch thekson se ka identifikuar 27 qendra ndalimi, që udhëhiqen nga agjencitë e inteligjencës në Siri.
Ole Solvang, hetues në HRW tha se regjimi i Sirisë po e udhëheq një “arkipelag të qendrave të torturës të shpërndara në gjithë vendin”.
Në raportin prej 81 faqeve, thuhet se shumica e personave që ishin arrestuar në intervista kanë thënë se ata ishin torturuar apo ishin dëshmtiarë të torturave të të tjerëve.