E Enjte, 5 Nëntor 2026

Habit protestuesi para Bashkisë së Tiranës: Lirojeni Sali Berishën, se tani nuk vjedh dot më!

Një grusht militantësh të PD janë mbledhur edhe sot para godinës së Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës. Por, një nga folësit duket se ka qenë pak më i sinqertë se duhet kur ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Berishës për një arsye të thjeshtë: Se ai nuk vjedh dot më tani.

“Nuk mund të jetë i limituar për të ushtruar detyrën e tij ai që nuk vjedh dot një cent sot, por duhet vetëm të bëjë opozitë”, tha folësi në protestën e PD.

Pra, Berisha sot është i parrezikshëm se nuk vjedh dot më.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›