Haga per hetimin e Del Pontes
Haga per hetimin e Del PontesNdonese kane kaluar kater dite qe kur qeverite e Shqiperise dhe Kosoves bene publike nismen e tyre per te kerkuar hetim nderkombetar te Karla Del Pontes kjo kerkese ende nuk ka mberritur ne gjykaten e Hages. Zedhenesja e gjykates nderkombetare per krime lufte ne ish-Jugosllavi Magdalena Spalinska tha per agjencine e lajmeve Presheva jone se me te mberritur nje kerkese e tille pa dyshim qe do te shqyrtohet sipas rregullave. Te dielen e 2 dhjetorit ne nje levizje qe ngjante e koordinuar qeveria e Tiranes dhe ajo e Prishtines publikuan nje kerkese drejtuar gjykates se Hages per hetim ndaj ish-prokurores Karla del Ponte. Sipas dy qeverive del Ponte ka bere akuza tendencioze ndaj ish-komandantit te UK-se Ramush Haradinaj dhe ndaj anetareve te tjere te kesaj ushtrie me synim perbaltjen e tyre. Nje kerkese e ngjashme u publikua nje dite me vone edhe nga presidenti i Republikes Bujar Nishani.
Komente
Facebook