Haga zbut aktakuzen ndaj Haradinaj

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka zbutur akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat i referohen një komunikate të lëshuar nga vetë gjykata për krimet e luftës.
Sipas këtij dokumenti, gjykatësit kanë urdhëruar prokurorët që të korrigjojnë dhe shkurtojnë një varg pikash në aktakuzën ndaj kreut të AAK-së dhe ta prezantojnë atë të riformuluar më 21 janar.
Gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinaj pritet të fillojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit të ardhshëm. Procesi në fjalë është parashikuar të përfundojë në qershor ose në gusht.