Haiti, SHBA hapin dyert per jetimet

Shtetet e Bashkuara kane hapur portat, edhe pse perkohesisht, per femijet qe kane mbetur jetime nga termeti ne Haiti.
Qeveria amerikane ka vene ne dispozicion nje leje te posacme humanitare, nga e cila gjithesesi nuk do te perfitojne te gjithe haitjanet. Ata qe do te perfshihen nga kjo nisme jane femijet e adoptuar tashme nga amerikanet, ose ata qe cilesohen te adoptueshem nga familjet amerikane.