Haiti, mbytet anija me 60 pasagjerë në bord
Nga të dhënat e para bëhet e ditur për 6 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe 16 persona të shpëtuar nga ekipet e shpëtimit. Autoritetet haitiane dyshojnë se shkaku i mbytjes së anijes ka qenë përplasja e saj me një shkëmb, pasi vetë zona ku ndodhi tragjedia është e mbushur me shkëmbinj.