Hajdarhaga Politika te nise bashkepunimin per plotesimin e 12 rekomandimeve
Deputeti i PS-së, Luan Hajdaraga, gjatë një bisede në studion e abc news ka theksuar se politika shqiptare duhet të nisë bashkëpunimin për plotësimin e 12 rekomandimeve të OSBE-së. Hajdaraga deklaroi se marrja e statusit vend kandidat do të krijojë mundësi të reja për Shqipërinë.
“10 propozimet e opozitës nuk janë një ofertë e ngurtë. Disa prej tyre mund të ndryshojnë në varësi të diskutimit mes paleve” thotë anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga.
Deklaratat e para mohuese nga demokratët nuk ishin pozitive sipas Hajdaragës, i cili kërkon që palët të jenë të qetë në ketë periudhë delikate.
Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është një hap i rëndësishëm tha Hajdaraga duke nënvizuar se përgjegjësia kryesore është e qeverisë.