E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hajduta! Ikni me vrap!” Vajzat protestuese përballen me deputetët socialistë

Një grup vajzash protestuese kanë pritur jashtë perimetrit të sigurisë deputetët që dolën nga Kuvendi pas përfundimit të seancës plenare, duke i shoqëruar me thirrje kundër tyre.

Sapo deputetët socialistë kanë dalë nga godina e Parlamentit, vajzat u janë drejtuar me thirrjet “Hajduta!”, “Ikni me vrap!” dhe “Kartonat e Ramës”, në shenjë proteste ndaj mazhorancës.

Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll brenda një kohe të shkurtër, pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e kaloi seancën drejtpërdrejt në votim. Në sallë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me deputeten Belinda Balluku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›