Hakerët serb sulmojnë faqen e internetit të EULEX-it

Hakerët serb kanë sulmuar mbrëmë faqen e internetit të misionit evropian EULEX në Kosovë.
Fraza e vendosur ”Kosova është Serbi” për disa orë ka qëndruar në faqen e misionit evropian.
Në faqe është shkruar se ajo është sulmuar dhe sulmuar nga grupet serbe AHC, JuMp-Er, StRoNiX, m1l05, F1qS, EsC i T0r3x.
"Ky aksion është një formë e jona e pakënaqësisë që ka shkaktuar EULEX me pohimet se ka status neutral, ndërsa shihet qartë se favorizon shqiptarët”, kanë shkruar hakerët serb.