Hakmarrja e Vinicius, eliminon City-n dhe u kujton tifozëve kunjat e “Topit të Artë”

E këndonin Oasis dhe u bë slogani i fitimit të “Topit të Artë” nga Rodri. Vinicius Junior nuk e harron koreografinë që tifozët e City i kishin përgatitur në 2024-ën, kur mesfushori spanjoll u zgjodh lojtari më i mirë në botë para brazilianit.
Me atë verdikt nuk u pajtua aspak Vinicius dhe as Real Madrid, që braktisi ceremoninë e dhënies së çmimit në shenjë proteste. Dhe tifozët e ‘Citizens’, në rastin e parë përfituan për ta thumbuar brazilianin. “Stop crying your heart out” (mjaft qave me gjithë zemër) shkruhej në një banderolë, ku shfaqej edhe Rodri, duke puthur “Topuin e Artë”.
Një provokim që Vinicius nuk e harroi dhe të martën në mbrëmje, pasi shënoi për Realin dhe mbylli çështjen e kualifikimit, festoi para tifozëve të City, fillimisht duke i heshtur dhe pastaj duke bërë gjestin e të qarit. Kjo skenë u përsërit edhe në golin e dytë të Vinicius, të anuluar për pozicion jashtë loje.
Braziliani provokoi, duke u treguar emrin e tij anglezëve.
Një sjellje që acaroi lojtarët e City. Gëzimi i dopietës u shty për disa minuta, por në këtë rast festa e sulmuesit nuk ishte provokuese. Vinicius shkon kështu në kuotën e 4 golave dhe 5 asisteve në 12 ndeshje kundër Guardiolës dhe të tijve. Dhe ndoshta thumbimet ndaj tij nuk kanë qenë zgjedhja e duhur.