E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hakmarrja...", nje kalvar 14-vjecar

Edison Kurani

Drejtesia shqiptare, per te mberritur deri ne fazen finale te procesit gjyqesor ndaj asaj qe e cileson "Hakmarrja Shqiptare per Drejtesi", pati te nevojshme, nje periudhe te pakten 12- vjecare hetimesh pa fund. Ne perpjekje per te provuar nje mori akuzash, nga me te rendat. Duke nisur qe nga krijimi dhe pjesemarrja ne organizate kriminale dhe deri ne vjedhje te dhunshme.

Per te lexuar konkluzionet e hetimit, dy prokuroret e Krimeve te Renda, Genci Qano dhe Eneid Nakuci, u detyruan te pasojne te njeri-tjetri te 134 faqet e dosjes voluminoze. Ata lexuan per pese ore rresht, pretencen ku ishin formuluar 17 akuzat per vepra penale si vrasje, vjedhje, grabitje dhe rrembim personi dhe rrjedha e supozuar e ngjarjeve per dhjete te pandehurit.

Ne fund te pretences, Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi "burg te perjetshem" per tre te pandehur te organizates se ashtuquajtur "Hakmarrja per Drejtesi" dhe per shtate te tjere, 143 vjet burgim gjithsej. Ata i kerkuan Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, shpalljen fajtore te te dhjeteve qe gjykohen ne mungese dhe denim me burgim te perjetshem per Orik Shytin, Altin Arapin e Gentian Caken. Prokuroret kerkuan 24 vjet burg per Nikolin Novruzajn, 25 per Roland Shytin, 22 per Leart Shytin e Kreshnik Spahiun, 21 vjet burg per Pasho Novruzajn e Dritan Haten dhe 8 vite burgim per Gezim Gjonin. Te pandehurit akuzohen per 17 vepra penale si vrasje, vjedhje, grabitje dhe rrembim personi.

Por keto akuza, as qe jane marre ndonjehere ne konsiderate nga vete te pandehurit. Orik dhe Leart Shyti, jane dy djemte e Aredin Shytit, ish--minister i Brendshem, dekada me pare. Ata konsiderohen se bashku me tete persona te tjere, si themelues dhe pjesemarres ne organizate kriminale. Me nje emertese tipike te perdorur ne Irlande (Ira) apo Greqi (17 Noembri). Por "Hakmarrja", pati ne Shqiperi, nje mori mveshjesh politike. Te cilat sipas drejtuesve te mazhorances se sotme, erdhen si rrjedhoje e drejtperdrejte te atyre qe i cilesuan krime te renda te kryera nga nje organizate kriminale. Ketu aludohej per shperthimin e bombes ne ish-supermarketin e "VEFA"-s, vrasjen e drejtorit te Burgjeve, atentatin qe i mori jeten shoferit te ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe te tjera ngjarje te ndodhura ne ate kohe. Pozita e sotme kur ishte ne pushtet gjate viteve '90 dhe me tej gjate qendrimit ne opozite, eshte shprehur se te tilla krime te shemtuara, ishin veper e nje grupi qe mban emrin "Hakmarrja...", duke kerkuar per rrjedhoje, venien para drejtesise.

Denimet e kerkuara nga prokuroria:

ALTIN ARAPI

burg te perjetshem

ORIK SHYTI

burg te perjetshem

GENTIAN CAKA

burg te perjetshem

NIKOLIN NOVRUZAJ

24 vjet burg

ROLAND SHYTI

25 vjet burg

LEART SHYTI

22 vjet burg

KRESHNIK SPAHIU

22 vjet burg

PASHO NOVRUZAJ

21 vjet burg

DRITAN HATE

21 vjet burg

GEZIM GJONI

8 vjet burg

Prokurore te ceshtjes"

ENEID NAKUCI

GENC QANO

Gjyqtaret e ceshtjes:

FLORA HAJREDINAJ

GURALI BRAHMILLARI

DRITAN HALLUNAJ

BARDHYL DHAMO

ARDIT MUSFATAJ

Avokatet:

DYLBER MANE

Per te pandehurit Orik e Leart Shtyti, Altin Arapi dhe Kreshnik Spahiu

ENVER MEMA

Per te pandehurit Gentian Caka dhe Gezim Gjoni

NEVRUZ HASANAJ

Per te pandehurit Nikolin e Pasho Novruzaj

MBROJTJA

"Hakmarrja..." kerkon pafajesi

Procesi gjyqesor ndaj te ashtuquajtures "Hakmarrja...", pati dhe reagimin e mbrojtjes ligjore te te pandehurve. Ata kerkuan nga Gjykata e Krimeve te Renda, njohjen e vendimeve te dhena nga drejtesia zvicerane dhe holandeze qe rrezuan pretendimet per ekstradim nga shteti shqiptar te Orik Shytit, Kreshnik Spahiut e dy vellezerve Pasho dhe Nikolin Novruzaj, dhe u dhane te drejten e azilit. Avokatet kane kerkuar qe "te njihen vendimet e dhena nga gjykatat, qe i kane shpallur te pafajshem te akuzuarit ne vendin tone, si dhe vendimin e azilit, qe eshte dhene nga shtetet ku qendrojne te pandehurit".

Nga ana tjeter, avokatet kane kerkuar dhe pavlefshmerine e disa akteve qe jane paraqitur nga prokuroria per keta te pandehur. "Prokuroria i ka paraqitur gjykates prova qe jane shqyrtuar dhe vleresuar ne gjykimin e kaluar, midis tyre dhe prova te deklaruara te pavlefshme nga gjykata e Shkalles se Pare", ishte vleresimi i avokateve. Ne kete pike, kerkesa e tyre eshte: "Me njohjen e vendimeve te dhena nga gjykatat e shteteve te mesiperme, pala mbrojtese kerkon qe te mbyllen ceshtjet ne Shqiperi".

Vendimet e gjykatave te huaja:

Vendim i Gjykates Federale te Zvicres, date 8 korrik 2004, per Orik Shytin dhe Kreshnik Spahiun

Vendim i Gjykates Federale, te Zvicres, 14 dhjetor 2005, per Orik Shytin dhe Kreshnik Spahiun

Vendimin e Komisionit Konfederativ te Rekursit te Azilit per Orik Shyti, 13 shtator 2004

Vendimin e Komisionit Konfederativ te Rekursit te Azilit per Kreshnik Spahiun, 13 shtator 2004

POHIMI ZYRTAR ME 25.09.2004

Ministri i Drejtesise: Arapi dhe Shyti moren azil politik

Pohimi zyrtar per faktin se Altin Arapi dhe Orik Shyti, dy nder te dyshuarit kryesore te organizates se cilesuar "Hakmarrja Shqiptare per Drejtesi", kane marre azil politik ne Belgjike dhe Zvicer e beri ministri i atehershem i Drejtesise, Fatmir Xhafaj. Me 25 shtator 2004, ministri, ne nje takim me gazetaret, pohoi se "mosekstradimi i dy personave shume te kerkuar, Altin Arapi dhe Orik Shyti, te dyshuar si pjesetare te organizates 'Hakmarrja per Drejtesi', eshte vendim i marre nga gjykatat e Belgjikes dhe Zvicres, te cilat i kane dhene atyre azil politik".

Ziza, akuzohet per vrasjen e 10-vjecarit

Disa muaj me pare, nje person i njohur si i semure mendor, pranoi krimin qe tronditi opinionin publik ne mbare vendin. Shpetim Ziza, 19 vjec, tha se kishte perdhunuar dhe vrare 10-vjecarin Bekim Cenga mbremjen e 23 tetorit te vitit te kaluar. Trupi pa jete i Bekim Cenges u gjet kater dite me vone ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Ekspertet thane qe ne momentin e pare se vogelushi ishte perdhunuar perpara se te mbytej me nje lidhese kepucesh. I dyshuari i pare per krimin e shemtuar ishte Shpetim Ziza, personi qe kishte drejtuar uniformat blu ne gjetjen e kufomes. Qe diten e pare, ai pranoi autoresine e krimit, duke rrefyer edhe detaje. Ai tha se e kishte mashtruar vogelushin, duke e terhequr larg baneses, ku e kishte perdhunuar dhe vrare duke e goditur ne koke dhe me pas duke e mbytur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›