Halimi: Nënkryetari i KLD-së zgjidhet nga Nishani

I këtij mendimi është ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, anëtar i KLD-së si dhe një ndër kundërshtarët e kandidaturës së Ilir Mustafajt që Topi përzgjodhi për të zëvendësuar Kreshnik Spahiun.
“Titullari i institucionit, i KLD është Presidenti i Republikës, dhe nënkryetari zëvendëson Presidentin kur ai është me detyrë. Pra, ky është funksioni. Janë ditët e fundit dhe do të ishte krejt normale që Presidenti i ri të zgjidhte dhe nënkryetarin e KLD. Atë që do ta zëvendësonte në mungesë të tij në mënyrë që të mos krijoheshin keqkuptime, ose që puna në institucion të vijonte në mënyrë normale dhe të qetë", tha për AS, ministri i Drejtësisë.
Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe zgjedhjes së Elvis Cefës si anëtari më i ri i KLD-së, presidenti Topi në 17 prill propozoi gjyqtarin Ilir Mustafaj si zëvendësuesin e tij. Kandidatura u quajt antikushtetuese në atë kohë nga ministri i Drejtësisë pasi presidenti mund të zgjidhte vetëm mes 3 anëtarëve të KLD-së të propozuar nga Kuvendi, siç kishte qenë dhe vetë Spahiu. Që prej prillit KLD nuk është mbledhur më duke bërë që të skadojë dhe afati 3 mujor brenda të cilit mund të votohej kandidatura e propozuar nga presidenti në detyrë. /Start/
2012-06-26 17:15