E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haliti e nis mbare 2009-ten

Eusebio Haliti e fillon 2009-ten me fitore.Atleti shqiptar qe jeton dhe stervitet ne Itali, ka shkelqyer qe ne garen e pare, ne kampionatin e garave ne salla te mbyllura. Ashtu siç shkruhet edhe ne faqen e Federates Italiane ,18-vjeçari nuk i ka prishur parashikimet duke dominuar ne Ankona. Ai ka fituar ne garen e 400 m me kohen 48”69, duke lene prapa atlete me te medhenj ne moshe. Shkodrani qe ka vendosur disa rekorde italiane, ne muajin korrik vendosi edhe kohen me te shpejte kontinentale per vitin 2008 ne 400 metra me pengesa per 18- vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›