E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hamas: Te zgjatet armëpushimi/ Izraeli kërkon lirimin e 10 pengjeve çdo ditë

Kjo e hënë shënon ditën e fundit të  armëpushimit në Gaza, por Hamas ka kërkuar zgjatjen e tij. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri izraelit Netanjahu, i cili ka bërë të qartë se kjo do të arrihet  vetëm nëse 10  pengje izraelite lirohen çdo ditë.

Ndërkohë zyra e  tij ka konfirmuar se ka marrë një listë nga militantët me emrat e 11 të burgosurve palestinezë të cilët priten të lihen të lirë.

Që nga e premtja  Hamasi ka shkëmbyer  58 pengje  , përfshirë shtetas izraelitë, tajlandezë, amerikan  dhe  rus me 117 palestinezë të burgosur.

Por pavarësisht armëpushimit bastisjet kanë vijuar në Bregun Perëndimor, ndërsa forcat izraelite  kanë penguar një ambulancë ti shkonte në ndihmë palestinezëve të plagosur në një kamp refugjatësh.

Ndërkohë situata paraqitet katastrofike në dy spitalet Al Shifa dhe atë Indonezian , ku stafi  mjekësor po  lufton me kohën për të  shpëtuar pacientët e plagosur në mesin e dëmtimeve të shumta nga bombardimet izraelite.

Përsa i përket situatës humanitare 237 kamionë me ndihma dhe 7 cisterna me karburant kanë hyrë nga Egjipti për në Gazën e pushtuar.

Më shumë se 14.854 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se 1200 është numri i jetëve të humbura nga radhët e izraeliteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›