Hamas dhe Fatah pranë marrëveshjes
Meshal e bëri këtë deklaratë pas bisedimeve që u zhvilluan në Kajro rreth propozimeve të Egjiptit për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve dy vjeçare mes Fatahut dhe Hamasit.
Ai tha se inisiativa egjiptiane ishte pozitive, edhe pse Hamasi ka bërë disa sugjerime për ndryshime të cilat i pret të pasqyrohen në versionin përfundimtar të saj.
Fatahu i ka pranuar propozimet e Egjiptit në parim.
Mes të tjerave, në planin egjiptian parashikohet që grupimet të koordinojnë veprimet para zgjedhjeve të përgjithshme palestineze që mund të mbahen në qershorin e vitit të ardhshëm.
Pikëpyetje
Por korrespondenti i BBC-së në Kajro thotë se nuk dihen hollësirat për mënyrën se si do të zgjidhjen mosmarrëveshjet kryesore mes dy grupimeve.
Ai thotë se kryesorja prej tyre është mënyra se si do të menaxhohet siguria në Gazë duke inkorporuar forcat e Autoritetit Palestinez që janë larguar prej andej.
Korrespondenti i BBC-së thotë se nuk dihet me siguri as nëse marrëveshja parashikon që palët të zhvillojnë lirshëm dhe pa kufizime fushatë për zgjedhjet e pritshme të vitit të ardhshëm.
Fraksionet megjithatë kanë thënë se do të rikthehen nga fundi i tetorit në Kajro për të rënë dakord për versionin përfundimtar të marrëveshjes dhe nënshkrimin e saj. /bbc/start/