E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hamas refuzon armëpushimin: Duam një zgjidhje afatgjatë dhe jo paqe të përkohshme

Rrëzohet një tjetër përpjekje për paqe në Gaza. Grupi militant Hamas, ka refuzuar propozimin e bërë së fundmi nga Katari dhe Shtetet e bashkuara, për një armëpushim të përkohshëm.

“Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për një armëpushim të shkurtër. Hamasi mbështet një fund të përhershëm të luftës dhe jo atë të përkohshëm”, tha Hamasi.

Propozimi përfshinte shkëmbimin e pengjeve dhe  rritjen e ndihmës për Gazën.

Pavarësisht  qëndrimit të Hamasit  zyrtarët amerikanë besojnë se nëse  kjo do të arrihej, mund të  çonte  në një marrëveshje  të përhershme.

Ndërkohë situata mbetet katastrofike në frontet e luftës. Gjashtë punonjës shëndetësor  u vranë dhe 4 u plagosën  nga sulmet izraelite  në Liban  .

Sakaq  Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët thotë se lufta mes  Izraelit dhe Hezbollahut ka vrarë të paktën një fëmijë në ditë në Liban gjatë muajit të kaluar. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›