Hamasi ‘alarmon’ Izraelin, pretendon se ka humbur kontaktet me grupin përgjegjës për pengjet izraelite, nuk dihet fati i tyre

Grupi islamik palestinez Hamas njoftoi se ka humbur kontaktet me një grup përgjegjës për marrjen e pesë pengjeve izraelitë në Rripin e Gazës. Hamasi deklaroi se kontaktet u humbën pas bombardimeve izraelite.
Abu Ubaydah, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit deklaroi se besohet që pengjet të jenë vrarë gjatë një sulmi izraelit.
Siguria e pengjeve dhe rikthimi i tyre tek familjet në Izrael është edhe sfida më e madhe e Izraelit, i cili nuk pranon të ndalojë sulmet e përgjakshme në Gazë. Kjo nuk është hera e parë që sulmet izraelite vrasin pengjet, në tentativë për të sulmuar objekte ku ndodhet anëtarë të Hamasit.
Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga SHBA apo Izraeli lidhur me këtë çështje./vizionplus.tv/