E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hamasi dënon vendimin për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gaza: Shantazh i papranueshëm nga Izraeli

Hamasi ka dënuar vendimin e Izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza.

“Ne dënojmë fuqishëm vendimin e [Izraelit] për të ndërprerë energjinë elektrike në Gaza, pasi e ka privuar atë nga ushqimi, ilaçet dhe uji ”, tha Izzat al-Rishq, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike palestineze.

Ai i cilësoi këtë vendim si një “një politikë të vogël dhe të papranueshme shantazhi”.

Ministri izraelit i Energjisë Eli Cohen njoftoi më herët gjatë ditës se ai kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në enklavën palestineze.

Linja e vetme e energjisë midis Izraelit dhe Gazës fuqizon centralin kryesor të shkripëzimit të ujit në territorin palestinez, i cili u shërben më shumë se 600,000 njerëzve./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›