E Martë, 3 Nëntor 2026

Hamasi i vrau të birin, babai: U përpoqën të më shisnin kokën e tij për 10 mijë dollarë

Babi i një ushtari izraelit të vrarë nga Hamasi pretendon se autorët tentuan t’i shisnin kokën e të birit për 10 mijë dollarë.

19-vjeçari Adir Tahar, ish-ushtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, u vra në sulmin e kryer nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.

Babai i 19-vjeçarit, David Tahar, tha se ka arritur ta identifikojë të birin e shpërfytyruar nga testi i ADN-së.

“Terroristët, barbarët, është shumë pak për të thënë për ta, ata ia prenë kokën dhe e çuan kokën në Gaza. Bëra gjithçka munda, nuk ishte e lehtë, në fund mora një trup pa kokë. Ai ishte i shpërfytyruar. E identifikova atë nga një test ADN-je dhe sendet personale që kishte në pantallona,​​” tha David, raporton New York Post.

Prej sulmit të 7 tetorit 2023, Izraeli ka nisur bombardimet mbi Rripin e Gazës për të luftuar terroristët e Hamasit, duke lënë të vdekur me mijëra të pafajshëm.

Një ditë më parë Izraeli dhe Hamasi arritën edhe një marrëveshje për të lejuar hyrjen në Gaza të ndihmave humanitare, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca.

Banorët në Gaza ndodhen në një situatë të tejskajshme mungese ushqimesh pas më shumë se tre muajsh bombardime nga Izraeli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›