E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton: Ne Barcelone fillon nje ere e re

Lewis Hamilton shprehet se ne Spanje fillon nje ere e re per skuderine McLaren por edhe per te gjitha makinat pa difuzore ne kater garat e para.

Kampioni i botes me 9 pike ka pohuar se ne Barcelone do te jete nje gare e veshtire por makina ka reaguar mire ne Bahrein. “Kalendari i 4 garave ka qene shume impenjativ, por ne Evrope eshte pika e ktheses per te gjithe”, shprehet Hamilton, i cili ne garen e Bahreinit ka pare frytet e pynes se bere nga skuadra.

“Inxhinieret kane shume besim se difuzori dhe pjesa jone e pasme do na ndihmojne te bejme nje hap perpara. Duam te permiresohemi ne cdo gare”, shprehet piloti britanik, duke pranuar se makina MP4-24 ka ende disa pika te dobeta.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›