E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamza: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përshëndeti miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës.

“Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë. Ne dëshirojmë që UÇK-së t’i garantohet drejtësi. Çdo krim që ka ndodhur, le të luftohet”, tha Hamza, duke falënderuar deputetët që votuan për ndryshimet ligjore.

Për Shiroka Pulën, ai tha se është “një përfaqësuese e denjë për pozitën e presidentes” dhe i garantoi bashkëpunim në emër të PDK-së.

“Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional”, tha Hamza./rel

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›