E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Han Zheng – J.D.Vance: Gatishmëri për forcimin e marëdhënieve dypalëshe

Zv/Presidenti kinez Han Zheng pati një takim në Uashington me homologun e zgjedhur amerikan, J.D. Vance.

Gjatë takimit, Han së pari i përcolli Trumpit përshëndetjet e Presidentit Xi dhe uroi Vance për zgjedhjen e tij.

Han tha se në një telefonatë të rëndësishme të fundit, Presidenti i Kinës dhe Presidenti i Zgjedhur i ShBA-së arritën shumë mendime të rëndësishme unanime për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-ShBA në një fazë tjetër.

Ai tha se Kina është e gatshme të punojë me ShBA-në për të ndjekur drejtimet strategjike të dy liderëve, si edhe për të vënë në jetë si duhet konsensusin e rëndësishëm të arritur midis tyre, në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Lidhur me marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, një çështje kyçe me interes të përbashkët, Han tha se pavarësisht disa mosmarrëveshjeve dhe fërkimeve, Kina dhe ShBA-ja kanë interesa të mëdha të përbashkëta dhe kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim.

Ndërsa, Vance, nga ana e tij, i kërkoi Hanit që t’i përcillte Presidentit Xi përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Zgjedhur Trump dhe tha se të dy udhëheqësit patën një bisedë të mirë për çështjet e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe gjatë telefonatës së fundit.

Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare janë shumë të rëndësishme si për ShBA-në ashtu edhe për Kinën, tha ai.

Ndikimi i Kinës në çështjet ndërkombëtare po rritet dhe ShBA-ja është e gatshme të zhvillojë një marrëdhënie frytdhënëse me Kinën në vitet e ardhshme, të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin midis dy palëve për çështjet ndërkombëtare e rajonale, si edhe të punojë me Kinën për të promovuar paqen dhe qëndrueshmërinë botërore, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›