E Diel, 1 Nëntor 2026

Hani i Hotit, kapet me 100 kanabis, pranga rumunit

Gazeta Shqip

Kapet me një sasi të konsiderueshme kanabisi në doganën e Hanit të Hotit, ndalohet nga policia shqiptare një shtetas rumun.

Burimet policore bëjnë të ditur se rumuni, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është prangosur pasi iu gjendën 100 kg kanabis sativa. Policia e Shkodrës bëri të ditur se droga ishte paketuar dhe fshehur në automjetin më të cilin udhëtonte drejt Shqipërisë.

Nga kontrolli i kryer, shtetasit rumun iu gjet dhe një kartë identiteti italiane, të cilët dyshohet se e përdorte për trafikun e drogës në shtetin italian.

7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Hani i Hotit, kapet me 100 kanabis, pranga rumunit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›