E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026 në bujqësi, 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Rama: Tjetër hap për të mbështetur prodhimin vendas

Janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, një paketë e re financimi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se skema përfshin gjithsej 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi.

Në masat direkte përfshihen mbështetja për tufën bazë të matrikulluar të gjedhit dhe të imtave, zhvillimi i bletarisë, mbështetja për tufën e dosave dhe paradosave, kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike, fermat organike, certifikimi GlobalGAP, mbështetja për sipërfaqet e mbjella, si dhe ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme.

Ndërkohë, në masat e investimit përfshihen mbështetja për fermerët e rinj, ndërtimi dhe rikonstruksioni i stanëve, si dhe financimi për pajisje, makineri dhe mjete që synojnë mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në bujqësi.

Sipas kryeministrit, kjo skemë përbën një tjetër hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Aplikimet për Skemën Kombëtare 2026 do të kryhen online përmes platformës e-Albania.

Postimi i plotë i Ramës:

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026

Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi

Masat direkte të mbështetjes:

• Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit

• Tufa bazë e matrikulluar e imtave

• Mbarështimi i bletarisë

• Tufa bazë e matrikulluar e dosave dhe/ose paradosave

• Kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike

• Fermat organike

• Implementimi dhe certifikimi Global GAP

• Mbështetja për sipërfaqet e mbjella

• Ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme

Masat e investimit:

• Mbështetje për fermerët e rinj

• Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh

• Pajisje, makineri dhe mjete për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

Një tjetër hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare

Aplikimi kryhet online përmes platformës e-Albania

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›