Hapësirat e gjelbra zihen nga plehratimazhet tek Unaza e Re (FOTO)
Tiranë- Edhe ato pak hapësira të gjelbërta që të kap syri nëpër Tiranë janë pushtura nga mbeturinat. Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë sjellim sot situatën e pjesëve të gjelbëruara buzë trotuarëve përgjatë rrugës së ‘Unazës së Re’ në Tiranë.
Siç duket edhe nga këto pamje pjesët e gjelbra janë kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. Mbeturina të lloj-llojshme shtrihen në mënyrën më të shëmtuar e ndotëse të mundshme përgjatë rrugës, edhe pse ka koshë të vegjël për t’i hedhur plehrat.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen në vendin tonë përmes fotografisë duke dërguar imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
Hapësirat e gjelbra zihen nga mbeturinat...imazhet tek 'Unaza e Re'
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6