E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

Mbrëmjen e së hënës u hap në parkun “Bota e Akullit dhe e Borës” Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës i Harbinit të Kinës.

Festivali i Akullit dhe Borës i Harbinit, i themeluar në vitin 1985, është festivali i parë ndërkombëtar në Kinë që përqendrohet në aktivitetet e akullit dhe borës. Ai konsiderohet si një nga katër festivalet kryesore të akullit dhe borës në botë, së bashku me Festivalin e Borës në Saporo të Japonisë, Karnavalin Dimëror të Kebekut në Kanada dhe Festivalin e Skive të Oslos në Norvegji.

Foto nga VCG

Në sezonin e kaluar të akullit dhe borës, provinca Heilongjiang pati një rritje vjetore prej përkatësisht 18.5 % dhe 30.7% në numrin e turistëve dhe në shpenzimet totale të turizmit. Vlerësohet që në vitin 2025, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë së akullit dhe borës të provincës i kaloi 300 miliardë juanët, me një rritje mbi 12 % në krahasim me vitin 2024.

Foto nga VCG

Tema e Festivalit të Akullit dhe Borës të këtij viti është “Bota e akullit dhe borës – Krijojmë të ardhmen së bashku”. Ai përmban dhjetë itinerare turistike të akullit dhe borës, si edhe më shumë se 200 aktivitete kulturore, sportive, ekonomike e tregtare. Për herë të parë në këtë festival do të ketë një vend të ftuar, një provincë  të ftuar dhe një qytet  të ftuar, duke forcuar më tej lidhjen e re të kulturës së akullit dhe borës dhe duke i dhënë një hov të ri ekonomisë së akullit dhe borës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›