E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet aksi Qafë Thore, nis qarkullimi nga Thethi drejt Bogës, apel për kujdes dhe zinxhirë

Pas një pune intensive që zgjati gjatë gjithë natës, është bërë e mundur hapja e rrugës në Qafë Thore. Temperaturat e ulëta, që kanë arritur deri në -10°C, kanë ndihmuar në stabilizimin e dëborës, duke lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese.

Autoritetet bëjnë me dije se është hapur segmenti nga Theth në drejtim të Bogë dhe tashmë ka nisur lëvizja e mjeteve në këtë aks.

Kontraktori i mirëmbajtjes po vijon punën me kriposjen dhe zgjerimin e pjesës së kalueshme të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimit në këtë zonë malore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›