E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hapet dosja “Çamëria” e ish-sigurimit të shtetit për periudhën 1945-1991

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” firmosën një marrëveshjeje bashkëpunimi për rivlerësimin e ngjarjeve historike që lidhen me figurat e komunitetit çam të përndjekura nga regjimi komunist.

Kjo marrëveshje u nënshkrua dje me rastin e çeljes së ekspozitës arkivore “Çamëria në dosjet e Sigurimit”, një aktivitet që i mbajtur në kuadër të aktiviteteve të shoqatës nën siglën “80 vjet gjenocid”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë për zbardhjen e mozaikut të madh të fateve të këtij komuniteti, të cilët përballuan të njëjtat sfida të kontrolleve dhe persekutimit, që u aplikua për të gjithë popullsinë shqiptare.

Nxjerrja e së vërtetës dhe njohja me të shkuarën, nëpërmjet ballafaqimit me dosjet, dokumentet dhe historitë e komunizmit i shërben sfidës për zhbërjen e narrativës së ngritur për këtë komunitet me tradita të moçme, i cili është ndodhur nën goditje të padrejta të historisë.

Arkivi i Autoritetit ekspozoi dokumente nga tre fonde me një total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200 mijë fletë dokumente.

Dokumentet janë nga Fondin arkivor – Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Berat, Lushnjë, Elbasan, të arratisur etj. me 37 dosje formularë, Fondi nr. 1, Dosje hetimore-gjyqësore 46 dosje, dhe Drejtoria e I-rë e Sigurimit të Shtetit, Fondi nr.4, 6 dosje. Aty gjen dokumente për survejimin, përndjekjen, dënimet e rënda me burg dhe pushkatim të njerëzve të këtij komuniteti.

Dokumente të tjera datojnë para Luftës së Dytë Botërore, përgjatë saj, dhe bëjnë fjalë për ngjarje të pazbardhura plotësisht ku evidentohen 20-25 mijë persona refugjatë çam.

Dokumentet evidentojnë edhe dëmet ekonomike, në banesa, në ekonomitë bujqësore, në makineri, në troje që ka pësuar ky komunitet.

1 nga 10

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›