E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet edicioni i 31-të i Panairit Klik Ekspo Group/Organizatorja e stendës: Këtu do gjeni historinë e RTSH-së dhe epokën e sotme digjitale

Dita e sotme shënoi hapjen e e edicionit të 31-të të Panairit ndërkombëtar të Klik-Ekspo Group ku Radio Televizioni Shqiptar ka stendën e tij përkatëse në këtë panair.  

Duke raportuar nga panairi, gazetari Omer Saraçi së bashku me organizatoren e stendës së RTSH-së, Megi Llakmani sollën për emisionin “Në Kohë Reale” emocionet dhe gjallërinë e këtij eventi.

Sipas Saraçit, shumë pjesëmarrës kanë vizituar stendën e Radio Televizionit Shqiptar ku kanë parë nga afër RTSH-në në epokën digjitale por edhe vetë historinë e RTSH-së përgjatë dekadave, ku janë ekspozuar objekte të ndryshme si kamera dhe regjistrues të zërit, që i përkasin viteve më parë.

“Ka pasur shumë njerëz dhe personalitete të ndryshme, pjesëmarrës nga rajoni dhe më gjerë. Janë thuajse 250 kompani pjesëmarrëse në këtë edicion të panairit ndërkombëtar të Tiranës, i cili është edicioni i 31-të”, raportoi Saraçi.

Organizatorja e stendës së RTSH-së, Megi Llakmani u shpreh se “këtu kemi larmi biznesesh nga rajoni; Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe nga nga vendet e tjera europiane”.

“Kemi edhe ne një stendë të dedikuar, në të cilën ne synojmë të tregojmë RTSH-në që është sot në epokën digjitale, por edhe RTSH-në përgjatë historisë dhe asaj që ne jemi”, u shpreh Megi Llakmani.

Ky edicion pritet të sjellë një përvojë të re ekspozimi, ku theksi vihet te zhvillimi ekonomik dhe social, me shtylla kryesore inovacionin, teknologjinë, investimin dhe zhvillimin institucional.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›