E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet manastiri i Ardenices

Dita Boterore e Turizimit ka rikthyer per pak kohe gjallerine ne Manastirin e Ardenices.

Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferraj drejtues te institucioneve dhe agjencive te ndryshme turistike si dhe vizitore te tjere paten rastin te shikojne mjediset e brendshme te manastirit i cili nuk eshte i hapur per vizitoret dhe nuk lejohet te filmohet.

Ne kete dite Shqiperia u bashkohet vendeve te tjera te botes qe kujtojne kete si diten e turizmit dhe mbrojtjes se vlerave te biodiversitetit.

Ministri i Turizmit dhe Kultures tha se brenda ketij viti do te hapet edhe muzeu arkeologjik i Apolonise i cili u demtua ndjeshem gjate reshjeve te fillimit te ketij viti si pasoje e rreshqitjeve te tokes ne parkun arkeologjik te Apolonise.

Mosfunksionimi i muzeut ka bere qe te mbeten jashte edhe 25 statuja dhe objekte te tjera me vlere per mungese vendi per ekspozim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›