Hapet panairi Bahcja e Tirones

Komunat e Petrelës, Bërzhitës, Baldushkut dhe Farkës zhvilluan panairin “Bahçja e Tironës” me prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe punime artizanale.
Panari u vizitua edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka kaluar të gjitha tendat e katër komunave që kishin ekspozuar prodhimet e tyre. Gjatë vizitës, kryeministri u ndal edhe në një prej sofrave të improvizuara në panair.
Më pas në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi cilësinë e mallrave të ekspozuara. Ai u shpreh se jo vetëm këto katër komuna, por të gjitha komunat e vendit kanë potenciale të mëdha në shtimin e prodhimeve të tyre dhe kjo është rruga, sipas kryeministrit, që do të rrisë shumë shpejt mirëqënien e banorëve të këtyre komunave.
Ai inkurajoi fërmerët të shtonin sipërfaqet e mbjella me drurë frutorë, duke u kujtuar se Shqipëria ndodhet në mes të tregut më të madh botëror, tregun e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër kryeministri Berisha ka premtuar krijimin e infrastrukturës moderne për t’i ardhur në ndihmë fermerëve.
“Ju jeni zotërit e tokës dhe ju takon ju t’i shndërroni komunat tuaja në komuna të prodhimit më të fuqishëm në Tiranë dhe Shqipëri”, deklaroi kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk ka anashkaluar as boshtin kryesor të programit të Partisë Socialiste për taksimin progresiv, duke e cilësuar këtë opsion si opsionin e rrënimit të biznesit vendas.
“Unë i thëm atij se problemi e varfërisë në sistemin e lirisë nuk zgjidhet kurrë duke luftuar të mëkëmburit, por zgjidhet duke bërë që edhe të varfërit të shndërrohen në të mëkëmbur. Por nëse ti thua duke rritur taksat, s’bën gjë tjetër vecse rrit papunësinë, rrit varfërinë”, tha Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
“Aleanca Kuq e Zi”, në një deklaratë të papritur për shtyp gjatë të dielës, sulmoi ashpër nismën për ndërtimin e një monumenti të ri kombëtar, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Moda e padive në gjykatë
Skenës politike shqiptare i është shtuar edhe një element tjetër, i cili po kthehet në modë. Ai i të akuzuarit për shpifje nga deputetët e mazhorancës, të kolegëve të tyre socialistë.
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Cfarë ka ndodhur në Parlamentin shqiptar gjatë muajit tetor? Raporti "Unë votoj" i lëvizjes Mjaft tenton të japë përgjigje në lidhje me punën e deputetëve, votimin e nismave ligjore dhe shkeljet që i bëhen rregullores së Parlamentit. Sikur të kishim shtet...
Leart Kola - Kriza greke në Shqipëri ka pasur përgjithësisht dy qasje në analiza. Meta: Reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe lënien mënjanë të retorikës apo fjalëve.
Lajmet kryesore
“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
”Monumenti i vetëm të mbetet ai i Vlorës”
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Rinas, aksidentohet makina e eskortës së Berishës
Hapet sheshi “Skënderbej”
Itali, bisedime për qeverinë e re